Aktualitet

‘Ulu se na vranë’/ Ekzekutimi i ish-policit në Shkodër, bashkëshortja: Sokoli ishte i mbuluar me gjak, koka i mb

28 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
‘Ulu se na vranë’/ Ekzekutimi i ish-policit në

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e Sokol Çelajt në Shkodër. ‘Panorama’ raporton se viktima drejtonte një automjet tip fouristradë ML me targa angleze kur ekzekutori i bëri pritë pas pyllit të gështenjave në fshatin Reç.

Pasi është plagosur rëndë, viktima ka ecur edhe disa metra me mjetin e tij në tentativë për t’u larguar, por vetëm pak më tutje ka përfunduar në anë të rrugës.

Bardha Çelaj ka deklaruar se krimi është kryer vetëm nga një person mirëpo nuk ka mundur që ta shikojë në fytyrë.

Ndodhi në pak sekonda, Sokoli frenoi, dëgjova që më kërkoi të ulesha poshtë. Pashë njerëz me armë para furistradës, dëgjova të shtënat. Kur pushuan, Sokoli i mbuluar me gjak, koka e varur mbi timon”, mësohet të ketë deklaruar Bardha Çelaj mes lotësh përpara Forcave të Rendit.

Sokol Çelaj, 58 vjeç, u vra pranë fshatit Reç, ku kishte banesën e tij. Ngjarja ndodhi mesnatën mes së enjtes dhe të premtes, ndërsa 58-vjeçari po kthehej në banesë së bashku me bashkëshorten e tij. Ndaj tij u qëlluan të paktën 6 plumba të armës së zjarrit të llojit kallashnikov.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardha celaj sokol celaj bardha celaj sokol celaj

Sondazh

Poll