Aktualitet

U kap duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

28 Gusht 2021, 09:52 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

KORÇË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi ishte kapur duke transportuar 33 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. 31-vjeçari me iniciale A.K po i transportonte emigrantët e paligjshëm, drejt Tiranës. Gjithashtu u bë edhe arrestimi i  53-vjeçarit me iniciale A.B, i cili ishte organizatori i një transporti të emigrantëve të paligjshëm në Korçë. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2021, në fshatin Kalivaç, Pogradec, ku forcat e policisë kapën në flagrancë shtetasin O. Sh., duke transportuar kundrejt shpërblimit në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm dhe 53-vjeçari A. B., (në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti të paligjshëm) nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet transportoi 33 emigrante te paligjshem arrestohet 31-vjeçari transportoi 33 emigrante te paligjshem arrestohet 31-vjeçari

Sondazh

Poll