Aktualitet

Detyruan 13-vjeçarin të vidhte në lokal, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

28 Gusht 2021, 10:12 Nga DOSJA
Detyruan 13-vjeçarin të vidhte në lokal, arrestohen dy të

TIRANË– Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi kanë detyruar një të mitur që të grabisë paratë në një lokal. Bëhet e ditur në pranga është vënë një 23-vjeçar dhe një 33-vjeçar që i kanë marrë një shumë parash një të mituri gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 33-vjeçarit B. H., policia gjeti një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti të falsifikuara. Kurse, në kontrollet e bëra në banesën e 23-vjeçarit dhe të 13-vjeçarit është gjetur një pjesë e shumës së parave të vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetsuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara. Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

(a.b)dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje ne tirane vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll