Aktualitet

Fshati i Mukjes rrezikon të zhduket, banorët: Pronat po na i grabit ish-pronari, do bëjmë vetëgjyqësi

28 Gusht 2021, 09:54 Nga DOSJA
Fshati i Mukjes rrezikon të zhduket, banorët: Pronat po na i grabit

KRUJË– Fshati i Mukjes është në rrezik që të zhduket pasi banorët thonë se tokat po iu merren. Për ‘Faxnews’, banorët thonë se ish-pronari po ua grabit pronat e tyre. Në fshatin Mukje janë 50 familje që kanë probleme me pronat. Ata kërkojnë një zgjidhje nga ana e Gjykatës së Lartë, pasi pretendojnë se tokat po ua grabisin.

Ata thonë se pronat po i ‘gllabërohen’ nga një person që në të dy shkallët e gjyqësorit ka fituar të drejtën e pronësisë. Por kjo kundërshtohet nga banorët që thonë se janë banorë autoktonë me gjyq dhe stërgjyq.

“Kemi problem të madh me këto pronarët e tokave, janë bërë 5-6 pronarë që janë bërë bashke dhe kanë blerë me hektarë. Ne kërkojmë vetëm drejtësi nga drejtësia. Jemi këtu trashëgimtarë të gjyqërve tanë. Duam ta denoncojmë në SPAK, se kanë blerë me mijëra hektarë. Kush jua njeh këto hektarë. Shpijat dalin sikur është tokë e lirë, ndërkohë shpijat janë bërë që në kohë të Ramiz Alisë,” u shpreh njëri nga banorët.

Një tjetër banor tha se nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pasi i kanë ndërtuar me mund.

“Ka blerë gjithë këtë fshat. Këtu janë 50 familje. E quajnë sikur është arë buke, këtu s’ka arë buke. Kërkojmë ndihmë. Përndryshe vetëm me bo vetëgjyqësi, se ça do bësh. Në vitin 90 i kemi zënë ne. Komisioni nuk na i ka dhënë. Ja kemi çu dëshmitarë në sallë të gjyqit kanë dëshmu se ne nuk e kemi dit ku janë pronat, se jemi dhe miq. Edhe 200 mijë lekë të vjetëra e kanë shit një dynym tokë. Ne tani nuk mund të dalim nga shpijat. I kemi ndërtu me mund dhe gjak. Një jetë në kurbet kemi qenë”, tha nje tjetër banor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fshati mukje fshati mukje

Sondazh

Poll