Art&Argëtim

Kryen homazhet për ‘Mjeshtrin e Madh’ të Shkodrës, qytetarët përcjellin në banesën e fundit Kujtim Alijan

28 Gusht 2021, 07:45 Nga DOSJA
Kryen homazhet për ‘Mjeshtrin e Madh’ të Shkodrës,

SHKODËR– Sot janë kryer homazhet në nder të dirigjentit të njohur dhe “Mjeshtrit të Madh” Kujtim Alija. Ceremonia mortore nisi në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i “Luigj Gurakuqit”, nga Orkestra Frymore e Qytetit. Homazhet do të mbahen në hollin e teatrit Migjeni.


Ai u nda nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës.

Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture kujtim alija kujtim alija

Sondazh

Poll