Art&Argëtim

Reklamoi varësen me diamant 22.9 milion dollarëshe, Beyonce ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit, historia e trishtë e aksesorit

27 Gusht 2021, 15:27 Nga DOSJA
Reklamoi varësen me diamant 22.9 milion dollarëshe, Beyonce

SHBA– Beandi i njohur “Tiffanty and Co” ka përzgjedhur çiftin Beyonce dhe Jay Z për reklamimin e bizhuterive të tyre më të reja, por kjo gjë i ka kushtuar një ‘lumë’ me komente negative këngëtares.

Beyonce është ndjerë shumë “e zhgënjyer dhe e zemëruar” pasi një xhevahir prej 22.9 milion paundësh që ajo mbante në qafë, është krahasuar me një “diamant gjaku” dhe pjesa mëe ‘keqe’ përkëngëtaren ishte se askush nuk i kishte treguar më parë rreth historisë që përfaqëson ai diamant me vlerë.

Çfarë fshihet pas diamantit 128 karat?

Ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë, dhe personi i katërt që ka mbajtur diamantin Tiffany, 128 karat. Xhevahiri u nxor nga miniera Kimberly në Afrikën e Jugut në 1877 nga puna e zezë në kushte të tmerrshme e paguar shumë pak. Punëtorët u detyruan të punojnë me shpejtësi në kushte të vështira, shpesh duke shkaktuar aksidente fatale. Banesat e punëtorëve nuk kishin ujë natyral dhe 1,144 vdiqën nga një sërë sëmundjesh përfshirë pneumoninë midis viteve 1897 dhe 1899.

Në 1879 diamanti i verdhë iu shit Charles Tiffany, i cili kishte themeluar argjendarinë e nivelit të lartë amerikan. Mary Ëhitehouse e përdori aksesorin në Tiffany Ball në 1957 në Rhode Island, ndërsa aktorja britanike Audrey Hepburn e vuri për të promovuar filmin e saj “Breakfast” në 1961. Këngëtarja Lady Gaga e mbajti atë gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar 2019.

Beyonce, 39 vjeç, e vendosi atë për një fotosesion si pjesë e një marrëveshjeje të përfolur me tetë persona, përfshirë edhe burrin e saj Jay-Z, 51 vjeç, për fushatën njëvjeçare të “Tiffany About Love”. Por kritikët në internet e krahasuan atë me një diamant gjaku, një perlë e gjetur në një zonë lufte për të financuar dhunën ose aktivitetet e paligjshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz "tiffanty and co" beyonce jay z "tiffanty and co" beyonce jay z

Sondazh

Poll