Art&Argëtim

TRAGJIKE/ Humb jetën modelja e njohur ruse gjatë një operacioni plastik, do të rimodelonte hundën por humbi shumë gjak

27 Gusht 2021, 19:37 Nga DOSJA
TRAGJIKE/ Humb jetën modelja e njohur ruse gjatë një operacioni

RUSI-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shën Petërsburg në Rusi ditën e sotme, ku modelja dhe influencerja në rrjete sociale Maria Lebedeva, ka humbur jetën në spital gjatë një operacioni plastik.

31 vjeçarja, kishte kërkuar procedurën e rinoplastikës, me vlerë rreth 5000 dollarë por gjatë operacionit me qëllim për të korrektuar formën e hundës së saj, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.

Klinika njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte. Ajo ishte e martuar dhe kishte një fëmijë, për të cilin po kujdeset i ati.

Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.

“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz maria lebedeva maria lebedeva

Sondazh

Poll