Aktualitet

Vrasje të dy dekadave më parë, arrestohet shqiptari në Morinë

27 Gusht 2021, 21:28 Nga DOSJA
Vrasje të dy dekadave më parë, arrestohet shqiptari në

KOSOVË –Një shqiptar me inicialet M.D është arrestuar në Morinë ditën e djeshme pasi mbi të rëndojnë dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Telegrafi shkruan se këto vepra janë bërë dy dekada më parë në fshatin Koshare të Gjakovës.

“Me 20 nëntor 2000, ka privuar me dashje tashmë të ndjerin A.SH, rasti ka ndodhur kur i ndjeri ishte duke drejtuar veturën e tij deri sa po kthehej prej Shqipërisë. I pandehuri kishte gjuajtur disa herë me armë zjarri e ku nga të shtënat i ndjeri humbi kontrollin, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Yllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për Klan Kosova.

I vrarë kishte mbetur Ali Shala nga fshati Dubovik i Deçanit, që në atë kohë ish-drejtori i Agjencisë Pyjore në këtë komunë. Ndërsa me të në momentin fatal, prezent me të ishin edhe djali i tij R.Sh e miku S.J. Ndërsa, gjatë të premtes kundër M.D është bërë kërkesa për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ali shala arrestohet shqiptari ne morine ali shala arrestohet shqiptari ne morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2021, 21:08

Mbërrin avioni i dytë me afganët në Rinas

TIRANË– Avioni i dytë me grupin e emigrantëve afganë sapo është ulur në Rinas. Mësohet se rreth 150 afganë po zbresin nga avioni i modelit Airbus A330. Ata...

Aktualitet 27 Gusht 2021, 16:04

TIRANË– Ekspertiza paraprake e aksidentit në Qafën e Muzinës që la pas pesë viktima ka zbuluar se ka qenë mjeti “Land Rover” ai që zbriste qafën e Muzinës ...

Aktualitet 27 Gusht 2021, 15:18

TIRANË– 2 mijë e 487 viktima, 8 mijë e 311 raste aktive me Covid-19 dhe 132 mijë e 376 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i...