Bota

Shkaktuan tre sulme terroriste në Kabul, kush është ISKP?

26 Gusht 2021, 19:51 Nga DOSJA
Shkaktuan tre sulme terroriste në Kabul, kush është ISKP?

AFGANISTAN– Ditën e sotme janë bërë tre shpërthime në afërsi të aeroportit të Kabulit, të treja të kryera nga filiali i ISIS në Afganistan ISKP, i cili ka mbajtur përgjegjësi për sulmet.

Por çfarë është ISKP?

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit-Provinca Khorasan (ISKP) është një degë e vetëshpallur e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit aktiv në Azinë Jugore dhe Azinë Qendrore dhe është themeluar në vitin 2015, por kurrë nuk ka arritur të ndërtojë një forcë të rëndësishme në vend. ISIS -K ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP)  është filial rajonal i ISIS, i ashtuquajtur Shteti Islamik që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan. Është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Ai rekruton si nga xhihadistët afganë ashtu edhe nga ato pakistanezë, veçanërisht nga anëtarët e talebanëve të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme. Zgjerimi i tij është kundërshtuar nga talebanët, të cilët ISIS-i beson se ka hedhur poshtë mësimet e vërteta të Islamit. Shumë prej luftëtarëve të saj janë të huaj, të ardhur nga Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe ka mbajtur lidhje relativisht të ngushta me udhëheqjen e ISIS në Siri dhe Irak.

Sipas analistëve, ISKP do ta shihte një sulm kundër aeroportit të Kabulit si një fitore të madhe.

“Ata arrijnë disa gjëra: ata godasin objektivat legjitime (nga perspektiva e tyre), ata dërgojnë një sinjal se janë ende një forcë për t’u llogaritur dhe ata sfidojnë projektin shtetëror të talebanëve duke theksuar se grupi nuk mund të sigurojë Kabulin”, tha Tore Hamming, një ekspert danez në Xhihadizmin Sunit i cili ka studiuar ISIS.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2021, Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) regjistroi 77 sulme të pretenduara ose fajësuara nga ISKP, një rritje e konsiderueshme.

LAJMI KRYESOR: Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit, shëhohen 60 viktima dhe mbi 140 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë. Pentagoni: Ishte sulm terrorist, kamikaze shpërtheu veten

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota isis iskp isis iskp

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 19:43

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë 

KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...