Bota

Lajçak: Takimi i radhës Kurti-Vuçiç do të mbahet në fillim të shtatorit

26 Gusht 2021, 18:55 Nga DOSJA
Lajçak: Takimi i radhës Kurti-Vuçiç do të mbahet

BRUKSEL- I derguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se takimi i radhës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet në fillim të muajit shtator. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se është takuar ditën e sotme zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi si dhe me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”,shkroi Lajçak.

Today, I had substantive separate discussions with First Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, and with the Director of the Serbian office for Kosovo, Petar Petkovic, about the preparations for the next Dialogue meeting on Chief negotiators-level in early September.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2021

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Në dialog, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç albin kurti aleksander vucic besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç

Sondazh

Poll