Bota

Masa të reja anti-COVID në Kosovë: Paralajmërohet kthimi i orës policore nga 1 shtatori

26 Gusht 2021, 18:44 Nga DOSJA
Masa të reja anti-COVID në Kosovë: Paralajmërohet kthimi i

KOSOVA– Ditet e fundit ka patur rritje të madhe të rasteve me Covid-19 në Kosovë dhe si pasojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë do të shyqrtojë miratimin e masave më strikte kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me anë të një njoftimi ku thuhet se nga data 1 deri më datën 13 shtator do të kthehet ora policore.

MASAT:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Qeveria e Kosovës më 12 gushte ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora masat anti-covid ne kosove masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll