Bota

Akulloret “Milka” rezultojnë me përmbajtje kancerogjene, Irlanda nis tërheqjen e tyre nga tregu

26 Gusht 2021, 17:14 Nga DOSJA
Akulloret “Milka” rezultojnë me përmbajtje kancerogjene,

IRLANDË– Pas akulloreve të kompanisë Mars, është njoftuar edhe heqja urgjente nga tregu i akullores Milka me vanilje, për shkak të pranisë së pesticideve në përmbajtjen e tyre me oksid etileni.

Autoritetet e Sigurisë Ushqimore të Irlandës kanë njoftuar se akulloret Milka Swirl Sticks janë të prodhuara në Poloni dhe me datë skadencë në prill të vitit 2023 dhe me kod MI1096. Pesticidi në praninë e tyre nuk është i miratuar nga BE në përdorim ushqimor dhe Irlanda është vendi i parë që ka nisur heqjen e tyre nga tregu.

Megjithëse konsumi i produkteve të kontaminuara nuk paraqet një rrezik akut për shëndetin, ekziston një rrezik në rritje nëse vazhdon konsumi i oksidit të etilenit në ushqimin e kontaminuar për një periudhë të gjatë kohore. Prandaj, ekspozimi ndaj oksidit të etilenit duhet të minimizohet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota akullore milka milka pesticide akullore milka milka pesticide

Sondazh

Poll