Aktualitet

TRAGJEDI në Qafë Muzinë! Fuoristrada i pret rrugën furgonit me pasagjerë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën pesë perso

26 Gusht 2021, 13:37 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Qafë Muzinë! Fuoristrada i pret rrugën furgonit

GJIROKASTËR– Pesë persona, mes tyre dy çifte bashkëshortësh kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që përgjaku sërish rrugët e Shqipërisë. Si çdo ditë, Bardhi Proda, 51 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, mori rrugën nga Saranda për të sjellë pasagjerë drejt Tiranës, por nuk e çoi dot deri në fund. Në zonën e njohur si Qafë Muzinë, një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe i preu rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’.

Në tentativë për të shmangur përplasjen, Proda bëri disa manovra, por furgoni doli nga rruga dhe ra në greminë në 25 metra lartësi. Dy prej pasagjerëve ndërruan jetë në vend, pasi furgoni i zuri poshtë, ndërsa tre të tjerët mbyllën sytë pak momente më vonë, si pasojë e plagëve të marra. Mes viktimave është edhe vetë shoferi i furgonit Bardhi Proda. Dy prej tyre janë një çift bashkëshortësh, Fiqiri dhe Dritë Korça, 77 e 72 vjeç, të cilët kishin qenë me pushime në Sarandë. Dy viktimat e tjera janë gjithashtu një çift bashkëshortësh ukrainas, që kishin ardhur të vizitonin Shqipërinë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç.

Për të nxjerrë trupat nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikësve pasi dyert e furgonit ishin të shtypura krejtësisht dhe nuk mund të hapeshin. E vetmja e mbijetuar që arriti të nxirrej gjallë nga furgoni është Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo është shtatzënë dhe bashkë me beben ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.

Rexhina Çelhaka e cila drejtonte mjeti ‘Land Rover” që i preu rrunën furgonit ka mbetur gjithashtu e dëmtuar. Bashkë me dy pasagjeret e fuoristradës, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të dyja banuese në Itali, 22-vjeçarja ndodhet gjithashtu në spital, jashtë rrezikut për jetën. Të treja vajzat ishin nisur me pushime për në Sarandë, por shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, u mori jetën pesë personave të tjerë. Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Sokol Feruni tha se të katërta vajzat e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën.

Për aksidentin në fjalë ka folur edhe shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta, i cili ka treguar se dy nga pesë viktimat e aksidentit tragjik që u regjistrua në Qafë Muzinë, janë gjetur të shtypura, pasi mjeti i kishte zënë sipër. Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për këtë aksident tragjik dhe u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes në rrugë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardh proda tragjedia e qafe muzines bardh proda tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 13:36

TIRANË– Shtatë drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në...