Insights

Edhe revolta trashëgohet

18 Gusht 2021, 15:55 Nga DOSJA
Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televizive situata zhvillohej si më poshtë; Një studente para mikrofonit deklaron- Tani sa erdha nga puna. Më thanë merri rrobat se do qëndrojnë afganët këtu.

Tani, një vajzë e re që gjatë verës punon për një të ardhur më shumë. Larg familjes dhe shtëpisë, në një kryeqytet ku mundohet të zërë vendin e saj kthehet nga puna dhe i thuhet; Merr rrobat dhe ik. Ne i kërkojmë kësaj vajze të ngrihet dhe atë që nuk bëjmë dot ne, ta bëjë kjo vajzë bashkë me studentët e tjerë.

Lind pyetja- Sa rriten fëmijët shqiptarë me modelin e revoltës në shtëpitë e tyre?! Sa herë i kanë parë prindërit e tyre të protestojnë për një të drejtë qytetare?! Të jemi të sinqertë me veten dhe të themi të vërtetën- Asnjëherë!

Nuk trashëgohet veçse mbiemri i familjes apo tiparet e prindërve, por trashëgohet edhe revolta apo nënshtrimi i tyre. Mos t’u ngarkojmë studentëve një barrë që na takon neve ta mbajmë. Ndihen tashmë krejt të vetmuar dhe të braktisur nga ne. Post Scriptum- Studentët jemi ne.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog elona caslli evakuimi i afganëve ne shqiperi elona caslli evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...

Insights 29 Korrik 2021, 06:46

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Për...