Bota

Rojet e burgut ne Iran dhunojnë barabrisht të burgosurin, publikohen pamjet, kreu i policisë kërkon falje: Do të merrem ser

25 Gusht 2021, 16:47 Nga DOSJA
Rojet e burgut ne Iran dhunojnë barabrisht të burgosurin, publikohen

IRAN-Një video e filmuar në burgun e Iranit po bën xhiron e rrjetit ku duken disa roje burgu që ushtrojnë dhunë të pamëshirshme ndaj të burgosurve.

Pamjet e dhunës ekstreme janë publikuar nga hakerat, ndërsa kreu policise Mohammad Mehdi Hajmohammadi, ka kërkuar falje për këto skena, duke theksuar se do të kujdeset personalisht që të mos përsëriten më në të ardhmen. Falja ka ardhur disa ditë pasi një grup hakerash që e quan veten Edalat-e Ali publikoi videon ku shfaqen rojet duke rrahur e tërhequr zvarrë të burgosurit brenda burgut.

“Lidhur me pamjet nga burgu Evin, unë pranoj përgjegjësinë për këtë sjellje të papranueshme dhe angazhohem të përpiqem të parandaloj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me autorët. Unë kërkoj falje nga Zoti i Plotfuqishëm, udhëheqësi ynë i dashur, kombi fisnik dhe rojet e burgut të nderuar, përpjekjet e të cilëve nuk do të injorohen për shkak të këtyre gabimeve”, tha Hajmohammadi.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burgune iran iran mohammad mehdi hajmohammadi burgune iran iran mohammad mehdi hajmohammadi

Sondazh

Poll

Bota 25 Gusht 2021, 15:52

KOSOVË-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro ...