Bota

Osmani nënshkruan amandamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit me SHBA-në, Kosova përfiton 3.8 milion euro shtesë

25 Gusht 2021, 12:15 Nga DOSJA
Osmani nënshkruan amandamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit

KOSOVË– Kosova e përfaqësuar nga presidentja, Vjosa Osmani ka nënshkruar amendamentin e 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga kjo marrëveshje me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë. Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i.

Amendamenti 1 i marrëveshjes,u nënshkrua në maj të këtij viti i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milion dollarë.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike. Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës”, thuhet nga presidenca.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora marrëveshja e grantit për objektivat zhvillimore vjosa osmani marrëveshja e grantit për objektivat zhvillimore vjosa osmani

Sondazh

Poll