Bota

Publikohen fotot e fundit të fotografit të Reuters para se të vritej nga talebanët, u la pas nga ushtria afgane dhe trupi i

25 Gusht 2021, 09:09 Nga DOSJA
Publikohen fotot e fundit të fotografit të Reuters para se të

AFGANISTAN– Një fotograf i Reuters, fitues i disa çmimeve që mbuloi marrjen e Afganistanit nga talebanët u la pas nga komandot e Ushtrisë Nacionale Afgane dhe u vra nga luftëtarët talebanë të cilët më vonë gjymtuan trupin e tij.

Sipas mediave të huaja, fotoreporteri Danish Siddiqui, 38 vjeç, u vra në fillim të ofensivës rrufe të talebanëve për të rimarrë Afganistanin në qytetin jugor të Spin Boldak më 16 Korrik.

Kur po mbulonte luftimet midis talebanëve dhe ushtirsë afgane në Spin Boldak afër Kandaharit, drejt makinës ku po udhëtonte u hodh një granatë që i mori jetën.

Besohet se ai u la pas nga ushtria afgane në tërheqje, me të cilën ishte përfshirë si pjesë e hetimit të tij, para se të binte në duart e talebanëve.

Siddiqui, një fotograf fitues i Çmimit Pulitzer Indian dhe baba i dy fëmijëve, dyshohet se pasi u vra trupi i tij u mor nga talebanët dhe u gjymtua duke i kaluar sipër me makinë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota danish siddiqui lufta ne afganistan danish siddiqui lufta ne afganistan

Sondazh

Poll