Bota

Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Krivaqën, akuzohet për vrasje të rëndë dhe arratisje

25 Gusht 2021, 08:55 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Krivaqën, akuzohet

KOSOVË– Gati 3 ditë pasi braktisi trupin e pajetë të Marigona Osmanit në dyert e spitalit të Ferizajt, Dardan Krivaqa u vu dje në prangat e policisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, më 22 Gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, që çon në veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, ndaj Arbër Sejdiut, gjykata ka caktuar dje masën e paraburgimit prej një muaji.

Lajmi kryesor/ Vrasja e Marigona Osmanit/ Çfarë zbuluan ekspertët e mjekësisë: 18-vjeçarja pësoi politraumë, thyerje të gjymtyrëve, dhunë që i shkaktoi vdekjen

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohet dardan krivaqa marigona osmani arrestohet dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll