Bota

Bëhet keq gjatë gjyqit! Ndërpritet seanca e Dardan Krivaqës, vrasësi i dyshuar i 18-vjeçares merret me urgjencë

25 Gusht 2021, 09:23 Nga DOSJA
Bëhet keq gjatë gjyqit! Ndërpritet seanca e Dardan Krivaqës,

KOSOVË-Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit. I riu është ndjerë keq dhe është marrë me urgjencë nga mjekët.

I riu akuzohet se ka dhunuar deri në vdekje për 24 orë, Marigona Osmanin, vajzën me të cilën ishte martuar 2 muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në Ferizaj, ku dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin. Dy autorët tashmë janë në burg.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll