Bota

‘Do të jetë sfiduese por e dua’, një grua në Ohaio martohet me vrasësin e vëllait të saj

25 Gusht 2021, 08:21 Nga DOSJA
‘Do të jetë sfiduese por e dua’, një grua në

SHBA– Një grua nga Ohajo u martua me burrin e dënuar për vrasjen e gjysmë vëllait të saj 32 vjet më parë kur dashuria e tyre e pamundur lulëzoi pasi ajo i shkruajti atij për ti thënë se e ka falur.

Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen në fillim të gushtit pasi ai u lirua me kusht, në pritje të një rigjykimi për vrasjen e gjysmë vëllait të saj Brian McGary në prill të vitit 1989.

Sipas mediave amerikane, Straus tha se e pranon që lidhja e tyre do të jetë “sfiduese”, por është e sigurt për pafajësinë e partnerit të saj dhe mendon se lidhja e tyre do të jetë më e fortë me kalimin e kohës.

Tiedjen ishte shok dhome me McGary dhe dyshohet se natën e krimit të dy kishin konsumuar alkool dhe marijuanë

Tiedjen ishte 25 vjeç kur McGary u gjet i vdekur në apartamentin ku ata jetonin bashkë dhe bëri 32 vjet burg për vrasjen. Por rrethanat dhe provat e hetimit kanë çuar Tiedjen që të apelojë vendimin e tij pasi dyshohet se hetuesi ka ushtruar presion te ai për të pranuar krimin dhe skena e krimit është modifikuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brian mcgary crystal straus john tiedjen brian mcgary crystal straus john tiedjen

Sondazh

Poll

Bota 25 Gusht 2021, 07:00

KOSOVË– Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se është rritur numri i grave shtatzëna të infektuara me coro...