Aktualitet

U kap në ‘shpi bari’, dënohet me 16 muaj burg 36 vjeçari shqiptari në Angli, dëshmia: Bëja një jetë të tmerrshme

25 Gusht 2021, 05:30 Nga DOSJA

ANGLI– Një shqiptar është dënuar me 16 muaj burg pasi akuzohet për kultivimin e kanabisit në Angli. Fasli Lesi ka dëshmuar se është mashtruar për të punuar në një fermë kanabisi në Northampton me qëllim që t’i paguante borxhin trafikantëve.

Ai u arrestua në një fermë kanabisi me rreth 100 bimë të kultivuara që do të arrinin në vlerën e 55 mijë paundëve. Në dëshminë e tij shtoi se po bënte një “jetë të tmerrshme” pasi udhëtoi nga Greqia për në Britani për të punuar, shkruajnë mediat britanike.

“Ju jeni një shtetas shqiptar që jetonit në Greqi. Ju keni hyrë në këtë vend ilegalisht me premtimin e një pune. Ju po kërkoni të siguroni familjen tuaj, në veçanti djalin tuaj i cili nuk është në gjendje të mirë. Ju thanë që të kultivoni kanabisin për të shlyer borxhin prej 10,000 paundësh ndaj trafikantëve – ju menduat se nuk ju kishte mbetur asnjë mundësi tjetër përveçse të pajtoheshit me këtë”, tha gjykatësja Rebeça Crane gjatë seancës gjyqësore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fasli lesi fasli lesi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2021, 20:10

TIRANË– Dy nga dhjetëra personat që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit ku u vra Bledar Muça dhe mbetën t...