Bota

Rikthehet virusi “Joker”! Fshihet tek ‘android’ dhe ndërhyn në banka, autoritetet belge: Ju zbraz llogarinë p

25 Gusht 2021, 05:35 Nga DOSJA
Rikthehet virusi “Joker”! Fshihet tek ‘android’ dhe

BELGJIKË– Policia belge ka paralajmëruar rikthimin e virusit “Joker”, i cili sulmon pajisjet Android dhe fshihet në aplikacione të ndryshme që shkarkohen nga Google Play.

Alarmi është ngritur pasi virusi është i aftë të regjistrojë përdoruesin në shërbimet e pagesave online pa qenë nevoja për marrjen e autorizimit prej tyre dhe të zbrazë llogaritë bankare pa e vënë re. “Ky program është zbuluar në tetë aplikacione të Play Store që Google ka hequr”, thonë autoritetet belge.

“Joker” u bë i famshëm në vitin 2017 për infektimin dhe grabitjen e viktimave të tij duke u fshehur në aplikacione të ndryshme. Që atëherë, sistemet mbrojtëse të Play Store kanë hequr rreth 1,700 aplikacione me ‘Joker’ para se ato shkarkohen nga përdoruesit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota virusi joker virusi joker

Sondazh

Poll