Bota

Bilanci i Covid në Kosovë/ 13 viktima dhe 1 mijë e 901 raste të reja në 24 orët e fundit

24 Gusht 2021, 13:05 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë/ 13 viktima dhe 1 mijë e 901 raste

KOSOVË -Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 viktima nga COVID-19 dhe 1 mijë e 901  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

Njoftimi i MSH-së:

24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove

Sondazh

Poll