Politike

Skandali me 11.7 ton akullore kancerogjene. PD : Korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për

23 Gusht 2021, 16:45 Nga DOSJA
Skandali me 11.7 ton akullore kancerogjene. PD : Korrupsioni masiv në

TIRANË- Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar mbi investigimin e qendrës “Alert”që çoi në zbulimin e 11.7 ton akulloreje me përmbajtje kancerogjene në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi shkruan se  qeveria dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) reaguan me vonesë ndaj kësaj situate, duke shtuar se BE kishte njoftuar tërheqjen nga tregu të këtyre produkeve. Ajo gjithashtu ka shtuar se në AKU duhet të vendosen punonjës dhe drejtorë të aftë dhe jo të emërohen politikisht nga qeveria.  

Postimi i plotë:

Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.

Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara.

Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve. Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aku dhurata cupi aku dhurata cupi

Sondazh

Poll