Art&Argëtim

FOTOT/ Konfirmuan se do të bëhen prindër, Marina dhe Geti nisin pushimet në Dubai

24 Gusht 2021, 11:39 Nga DOSJA
FOTOT/ Konfirmuan se do të bëhen prindër, Marina dhe Geti nisin

DUBAI– Një ditë pas postimit që konfirmoi lajmet se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër, çifti ka nisur pushimet në Dubai. Në dy postime në Instastory, të dy shihen të veshur me jeshile teksa pozojnë të qeshur.

Pushimet e Marinës dhe Getit vijnë pas periudhës së veçantë të yllit të ekranit e po ashtu edhe pas koncerteve të reperit.

Të dy pritet të bëhen prindër dhe mesa duket janë duke marrë veten para angazhimit të tyre më të madh që është sjellja në jetë e një foshnje.

Prej javësh përflitej në mediat rozë se Marina ishte shtatzënë. Një foto e publikuar nga Vipat e Bllokut i vuri “vulën” thashethemeve, ndërsa dje, Marina publikoi setin e parë të fotove të shtatzënisë, ku shihej me barkun e rrumbullakosur. Edhe pse nuk e kanë zbuluar gjininë e foshnjes, mediat shkruajnë se çifti është në pritjen e ëmbël të një vajze.

(f.g/.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz marina vjollca shtatzenia e marines marina vjollca shtatzenia e marines

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Gusht 2021, 05:00

DashiGjithçka do të procedojë mirë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e sotme, por yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndry...