Art&Argëtim

Dafina Zeqiri nuk ndalet, sjell një mori bashkëpunimesh, mes tyre edhe me ‘armiken’ e vjetër

23 Gusht 2021, 19:58 Nga DOSJA
Dafina Zeqiri nuk ndalet, sjell një mori bashkëpunimesh, mes tyre edhe

KOSOVË– Këngëtarja Dafina Zeqiri me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka zbuluar emrat e artistëve, me të cilët do të bashkëpunoje për albumin më të ri që po lançon, “Dafinë moj”.

Ajo çfarë ra në sy në mes emrave të gjithë artistëve ishte bashkëpunimi me Tunën, ka pak kohë që kur Dafina dhe Tuna rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. Por mesa duket, kjo armiqësi është kthyer në një shoqëri, shumë të mirë madje.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre, por ajo që dihet është se dyshja po rikthehet fuqishëm.

 

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Përpos bashkëpunimit me Tunën, Dafina ka bërë me dije dhe shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.

Këngëtarja, gjithashtu ka zbuluar dhe titullin që do të mbajë kënga. ‘Sunny Hill’, nuk ka ende një datë lançimi ndaj na duhet të presim dhe pak për të parë se çfarë do të na sjellin këngëtaret.

(e.k/dosja)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dafina zeqiri

Sondazh

Poll