Art&Argëtim

Martohet vajza e Bashkim Finos, zëvendësministrja Megi Fino i jep fund beqarisë, e celebron Veliaj

23 Gusht 2021, 20:14 Nga DOSJA
Martohet vajza e Bashkim Finos, zëvendësministrja Megi Fino i jep fund

TIRANË– Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino, Megi i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.

Ajo ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e saj me Sidritin, disa muaj pasi humbi të atin me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, krah fotove të ceremonisë.

Megi Fino është emëruar edhe zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo iu bashkua Partisë Socialiste pas vdekjes së të atit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz martohet vajza e bashkim finos megi fino martohet vajza e bashkim finos megi fino

Sondazh

Poll