Art&Argëtim

“Burri më ka tradhtuar disa herë me prostituta”, 37-vjeçarja tregon si ka zbuluar aferat e të shoqit: Historia e

24 Gusht 2021, 10:11 Nga DOSJA
“Burri më ka tradhtuar disa herë me prostituta”,

BRITANI E MADHE- Një grua 37-vjeçare ka ndarë historinë e saj me psikologun e njohur të rubrikës “Dear Deidre” në The Sun. Gruaja rrëfen sesi i shoqi e ka tradhtuar disa herë në martesën e tyre, por lëndimi i vërtetë ka ardhur në rastin e fundit, ku ai është përfshirë emocionalisht me gruan me të cilën e ka tradhtuar. 

DEAR DEIDRE: Burri im më ka tradhtuar me eskorta dhe disa gra të tjera përgjatë 6 viteve të martesës sonë. Por lidhja e tij e fundit, e cila përfshinte edhe ndjenjat, më ka lënduar më shumë. Jo shumë vonë pasi u martuam unë gjeta faqet e takimeve dhe eskortave në kompjuterin e familjes, ku ishte regjistruar me profilin e tij dhe ku ai thoshte se po “kërkonte mikesha me përfitime” (friends ëith benefits). Ai nuk ishte aq teknik sa të fshinte historinë. Unë i mora telefonin kur ai ishte në dush dhe gjeta mesazhin e një gruaje që i thoshte “herën tjetër që do të takohemi, merr kondomë me vete”. 

Kur ia tregova, ai mu lut të mos bëja asgjë. Ai tha se gruaja ishte vetëm një shoqe dhe së ai nuk kishte fjetur me të. Gjërat ecën mirë për një kohë. Tani ne kemi dy fëmijë dhe të dy kemi punë me kohë të plotë, prandaj duhet të pranoj se nuk kemi shumë kohë për të qenë një çift. Vajza ime e vogël u diagnostikua me linë e dhenve javën e shkuar dhe i kërkova tim shoqi që të rrinte në shtëpi me të, pasi kisha një mbledhje me rëndësi në punë.  Ai u acarua për këtë. Pas disa minutash më erdhi një sms ku shkruhej: “Më fal zemër, nuk mund të bëj drekë. Më duhet të kujdesem për fëmijën tim”. Dukej qartë se ky mesazh nuk ishte për mua. Shkova te burri im e tërbuar. Ai shikonte telefonin dhe u skuq. I kërkova të ma jepte. Ai u betua për jetën e fëmijëve tanë se ishte një takim për drekë me një mik. Kur i kontrollova telefonin, pashë se ai kishte diskutuar problemet tona martesore dhe borxhet e tij me të. 

Kjo grua kishte rrugën e lirë për ti thënë se çfarë duhet të bënte me mua dhe unë as nuk e njoh. Pastaj pashë edhe takimet me eskorta. Ai nisi të qante duke thënë se nuk donte të më lëndonte. Unë mendoj se martesa jonë ka qenë një mashtrim. Ai më lutet ta provojmë sërish, por nuk di çfarë të bëj. Ai është 39 dhe unë 37 vjeç.

Ndërsa psikologu i këshillon gruas të zbulojë arsyen e tradhtisë, pasi sipas tij, fakti që ai e ka bërë për disa herë me radhë në martesën e tyre tregon diçka më shumë sesa një problem në çift, por një problem tek bashkëshorti.

DEIDRE përgjigjet: Ai nuk mund të të kërkojë veç falje dhe të presë që lidhja juaj të vazhdojë si më parë. Dhe ti nuk mund të mbyllësh sytë sa herë që ai ehumbet. Të kuptosh pse ai të tradhton do të ndihmojë më shumë. Nëse tradhtia do të ndodhte vetëm një herë, kjo do të sinjalizonte se diçka nuk është në rregull me marrëdhënien tuaj, por tradhtitë e përsëritura kanë tendencë të tregojnë probleme të pazgjidhurabrenda individit.

Të kesh fëmijë nuk është arsye që marrëdhënia juaj të mbarojë. Duhet të gjeni kohë për njëri -tjetrin dhe të mbani mend se jeni çift. Netët e takimeve dhe fundjavat larg pa fëmijë mund t’ju ndihmojnë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

psikologji psikologji tradhtia në çift tradhtia në çift

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Gusht 2021, 05:00

DashiGjithçka do të procedojë mirë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e sotme, por yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndry...