Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër! Ishte në mjetin bujqësor, përplaset nga ‘Benzi’, humb jetën 16-vjeçari (EMRI)

24 Gusht 2021, 06:33 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Shkodër! Ishte në mjetin bujqësor,

SHKODËR-Një ngjarje e rëdnë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit. Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. 16-vjeçari i identifikuar si Oltis Geci humbi jetën teksa ndodhej në mjetin bujqësor, aty ku u përplas nga një mjet tjetër tip ‘Benz’.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:20 në afërsi të fshatit Trush. Policia thotë se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush. Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës) Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder oltis geci aksident ne shkoder oltis geci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2021, 06:21

LUSHNJE– Bledar Muça i cili u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në Lushnje, rezulton të ketë lidhje me ‘familjare’ me një person që ka qënë pjesë...