Aktualitet

Tre identitete, 16 mijë paund dhe një çantë me kanabis, dënohet me 16 muaj burg shqiptari në Angli

23 Gusht 2021, 18:09 Nga DOSJA
Tre identitete, 16 mijë paund dhe një çantë me kanabis,

BRITANI E MADHE– Artenis Tërshalla, një shqiptar i cili kishte 3 identitete është dënuar me 16 muaj burg nga drejtësia britanike. Mediat lokale shkruajnë se Tërshalla u ndalua në rajonin verior të Devon të Britanisë së Madhe duke udhëtuar me makinë.

Pas kontrollit, në mjet u gjetën 4 mijë paund, një thikë dhe një çantë me kanabis. Vetë shqiptari tha se makinën e kishte huazuar përkohësisht dhe se nuk kishte dijeni se çfarë kishte brenda saj, por pavarësisht kësaj deklarate, u prangos.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se shqiptari kishte tre identitetet italiane, bullgare dhe shqiptare me të cilat qarkullonte në shumë vende.

Pasaporta bullgare që kishte me vete rezultoi të ishte false, ndërsa pasaportën italiane e kishte përdorur në Britani për të hapur një llogari bankare ku ishin depozituar 12 mijë paund. Paratë u sekuestruan dhe në sallën e gjyqit shqiptari u detyrua të pranonte se droga dhe paratë ishin të vetat.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artenis tërshalla artenis tërshalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2021, 17:32

TIRANË– Rael Luli, efektivi i repartit RENEA-s që është vënë në pranga si ‘koka’ e një rrjeti trafikantësh në Tiranë, rezulton se shiste vetë kokainë...