Aktualitet

23 Gusht 2021, 17:32 Nga DOSJA

TIRANË– Rael Luli, efektivi i repartit RENEA-s që është vënë në pranga si ‘koka’ e një rrjeti trafikantësh në Tiranë, rezulton se shiste vetë kokainën në rrugët e kryeqytetit. Gazetari Elton Qyno shkruan se tre raste janë dokumentuar nga ana e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ku ka dalë qartë se Rael Luli, shiste kokainë.

Në të treja rastet, 27-vjeçari i ka shitur drogën një oficeri të infiltruar nga strukturat e hetimit, që i është prezantuar si emigrant dhe që e kishte të domosdoshme përdorimin e kokainës. Sasia e drogës pasi është marë nga agjenti i infiltruar, i ëshë nënshtruar një ekzaminimi në laborator, nga ku ka dalë me një përqindje pastërtie prej 80 përqind.

Për hetuesit e çështjes është provuar qartë se Rael Luli drejtonte një rrjet të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës së një cilësie të lartë. Bashkë me kokainën, efektivi i RENEA tregtonte dhe sasi hashashi. Për shpërndarjen e drogës, dyshohet se ai përdorte edhe kushëririn e tij, 30-vjeçarin Jurgen Luli. Ky i fundit u gjet në shtëpinë tek ish-Parku i Autobusëve, e cila ishte marrë me qiran ga vetë efektivi i RENEA-s për aktivitetin e paligjshëm.

Megjithëse Jurgen Luli, në dëshminë e tij ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe nuk kishte informacion se brenda në banesë, i afërmi i tij mbante drogë, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij si bashkëpuntor në këtë aktivitet kriminal. Jurgen Luli, ka thënë se ndodhej rastësisht në shtëpi, dëshmi e cila është mbështetur dhe nga Rael Luli gjatë momentit të marrjes në pyetje.

Rael Luli, Jurgen Luli e Gevi Spahia janë lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Gertjan Harapi dhe Ergi Sala, janë lënë të lirë. Gjatë operacionit u sekuestrua gjysmë kilogramë kokainë, kanabis, ekstazi, fara hashashi si dhe tre pistoleta. Gjithashtu u sekuestruan edhe 11 mijë e 890 euro, para që mendohet se janë fituar nga aktiviteti i drogës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne tirane rael luli operacion antidroge ne tirane rael luli

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2021, 14:29

VLORË– Mihal Kokëdhima, ish-pronari i restorantit “Panorma” i cili u bë i njohur në media pas skandalit me turistët spanjollë ka dalë sërish në skenë. Në v...