Politike

VIDEO/ Padia e Vojo Bregut, SPAK do ta rihetojë kryebashkiakun e Vorës, GJKKO e ‘detyron’ të ndjekë denoncimin p

23 Gusht 2021, 11:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Padia e Vojo Bregut, SPAK do ta rihetojë kryebashkiakun e

Nga Syri TV

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka detyruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Gentian Picari, i cili u kallëzua penalisht nga kordinatori i LSI-së Vojo Bregu për  tre vepra penale. Teksa në SPAK u dorëzuan prova se si me vendime të kundërligjshme, Gentian Picari kishte punësuar 73 persona në administratë, në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e KQZ për të pezulluar punësimet deri në ditën e zgjedhjeve, prokurori i çështjes Dritan Prençi vendosi pushimin e çështjes dhe moskryerjen e hetimeve shtesë.

Gjithashtu një tjetër kallëzim, po nga koordinatori i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu, lidhej me abuzimet me fondin e rindërtimit, ku Bashkia e Vorës në shkelje flagrante me ligjin vendosi ngritjen e grupeve të reja vlerësimi duke rikategorziaur dhe rritur vlerën e dëmit për 43 banesa.

Por edhe pse për këtë rast, nga kallëzuesi u kërkua që SPAK të sekuestronte dhe verifikonte dosjet, Prokurori i çështjes nuk kreu asnjë veprim shtesë duke mbyllur hetimet.

Pas vendimit për mbylljen e hetimeve në datë 12 mars 2021, koordinatori politik i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu kërkoi në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, shfuqizimin e këtij vendimi dhe detyrimin e SPAK që të kryente hetime shtesë.

Pas shqyrtimit të kërkesës pak ditë më parë Gjykata vendosi që të rrëzojë SPAK-un, duke e detyruar që të kryejë hetime shtesë ndaj kryebashkiakut të Vorës Gentian Picari, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Shpërdorim detyre” dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas arsyetimit të gjykatës, SPAK nuk ka vlerësuar faktin që me firmë të kryebashkiakut Picari është kryer shtimi i administratës me 73 punonjës, veprim ky në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së të muajit dhjetor për të bllokuar  të gjitha emërimet e reja deri pas zgjedhjeve.

Përsa i përket kallëzimit të dytë në lidhje me riklasifikimin e objekteve të dëmtuara nga tërmti, Gjykata ka urdhëruar SPAK që të bllokojë të gjitha dosjet e reja me vendimet e grupeve të ngritura nga Gentian Picari, të cilët kanë bërë fryrje të faturave të dëmeve.

Sipas denoncimit të bërë në SPAK nga koordinatori i LSI-së për Vorën, Vojo Bregu, veprimet e kryetarit të Bashkisë janë bërë me qëllimin për të blerë vota. Tashmë çështja  do të hapet sërish nga prokurorët e SPAK për të zbatuar vendimin e Gjykatës dhe të kryen hetimet e nevojshme në ngarkim të kryebashkiakut në detyrë të Vorës Gentian Picari. Marrë nga Syri

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gentian picari ne spak vojo bregu gentian picari ne spak vojo bregu

Sondazh

Poll