Aktualitet

Çantat në kurriz me kanabis! Kapen tre shqiptarët në Kapshticë, kishin me vete 44 kg lëndë narkotike

23 Gusht 2021, 09:37 Nga DOSJA
Çantat në kurriz me kanabis! Kapen tre shqiptarët në

KAPSHTICË– 44 kilogramë kanabis janë sekuestruar në zonën e Kapshticës në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë ditën e sotme. Të arrestuar janë tre shtetas me origjinë shqiptare. Ata u kapën në flagrancë me dy çanta të mëdha me lëndën narkotike në krahë.

Dy të arrestuar janë 27 vjeç, ndërsa njëri 26. Ndaj këtij të fundit u konstatua se ishte në fuqi edhe masa e ndalimit të hyrjes në kufijtë e zonës Shengen. Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej Departamentit të Anti Drogës së Kosturit, për zbardhjen e gjithë skemës të trafikimit të lëndëve narkotike që kryhej prej grupit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohn shqiptaret ne kapshtice arrestohn shqiptaret ne kapshtice

Sondazh

Poll