Aktualitet

Punime në Mbikalimin Shkozet-Plepa, ARRSH njofton: Riparohet ndriçimi pasi është jashtë funksionit, do ketë bllokim…

23 Gusht 2021, 08:45 Nga DOSJA
Punime në Mbikalimin Shkozet-Plepa, ARRSH njofton: Riparohet

DURRËS– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se segmenti rrugor ‘Mbikalimi i Shkozetit-Plepa’ do të ketë punime pasi aty po kryhen rregullime në ndriçim.

Punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun. Njoftohet se punimet do të vijojnë nga data 23 gusht dhe do të përfundojnë më 11 shtator.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore ju njoftojnë se:
Në segmentin rrugor “Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)”, do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.
Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EWO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .
Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh punime ne mbikalimin e plepave punime ne rruge arrsh punime ne mbikalimin e plepave punime ne rruge

Sondazh

Poll