Sport

Pritet ta nisë si titullar ndeshjen e parë të kampionatit, Dybala pranë rinovimit me Juventusin

21 Gusht 2021, 07:20 Nga DOSJA
Pritet ta nisë si titullar ndeshjen e parë të kampionatit, Dybala

ITALI- Drejtuesit e Juventusit raportohet se do të takohen me agjentin e Paolo Dybalas javën tjetër për rinovivimin e kontratës.

Kontrata e argjentinasit me bardhezinjtë skadon në qershor të 2022 dhe sipas mediave italiane ish-lojtari i Palermos dëshiron të qëndrojë në ‘’Allianz Stadium’’.

Juventus dëshiron ti japë një kontratë të re Dybalas por ka një pengesë mes kërkesës së argjentinasit dhe ofertës së bardhezinjëve.

Allegri e shikon Dybalan si një lojtar kyc për skuadrën dhe shpreson që e ardhmja e lojtarit të zgjidhet sa më shpejt. ‘’Zonja e Vjetër’’ pritet që ta nisë me Dybalan, Chiesan dhe Ronaldon në sulm sfidën e parë të kampionatit kundër Udineses dhe ‘’Sky Sport Italia’’ raporton se agjenti po punon për ti siguruar një kontratë të re 27-vjeçarit.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus merkato verore paolo dybala juventus merkato verore paolo dybala

Sondazh

Poll