Aktualitet

Parapërgatitje! Afganët kërkojnë ndihmë në Whatsapp: Ku ka qendra dhurimi në Shqipëri, jemi të gatshëm të punojmë ku

19 Gusht 2021, 20:40 Nga DOSJA
Parapërgatitje! Afganët kërkojnë ndihmë në

TIRANË– Afganët kanë nisur të kërkojnë ndihma dhe donacione. Dosja.al ka mësuar se në biseda që po zhvillojnë përmes platformës së komunikimit “Whatsapp”, afganët kanë nisur të kërkojnë donacione nga Shqipëria.

Ata nuk kanë mundur të vijnë dot as sot në Shqipëri, për shkak të kaosit të krijuar në Kabul, por kanë nisur të parapërgatiten për jetën që do të kenë këtu. Konkretisht ata kërkojnë të dinë se ku janë qendrat e donacioneve ku ata mund të drejtohen kur të ndodhen në vendin tonë për të marrë gjëra që u nevojiten. Gjithashtu emigrantët janë vënë edhe në kërkim të një vendi pune.

Gjithsesi në vendin tonë, ende nuk ka mbërritur asnjë afgan. Konviktet janë gati, çadrat në Rinas gjithashtu, por avioni nuk është nisur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll