Art&Argëtim

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets nisi maratonën treditore

3 Qershor 2019, 12:36 Nga DOSJA
Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets nisi maratonën treditore

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets nisi maratonën treditore në 36 vjetorin e mbajtjes së tij. Me mijëra bashkëatdhetarë morën pjesë që të Premten duke i dhënë gjallëri fundjavës tradicionale, ku një herë në çdo dy vjet qyteti ndjen shpirtin dhe harenë shqiptare.

Mysafirë të nderuar të pushtetit vendor të shtetit dhe përfaqësueses për Shqipërinë, zj Floreta Faber (ambasadore e RSH në SHBA), nderuan me përshëndetjet e tyre duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e organizatoreve që rreth Kishës ” Fjetja e Shën Marisë “, punës së pakursyer të vullnetareve dhe qytetarëve të Usterit mbarë që shijojnë traditën, ushqimin, muzikën dhe vallen shqiptare.

Shpirti i festimeve duket se mbahet në grupet artistike e të rinjve “Valletona”, muzika e drejtpërdrejtë e Eli Fara dhe muzikantë të talentuar të bashkësisë shqiptare. Dy ditët në vazhdim pritet të jenë edhe më zbavitëse pasi përpjekjet dhe forcat e organizatorëve dhe pjesmarrësve synojnë të shënojnë nje tjetër rekord të bukur të festimeve shqiptare në pjesëmarrje, sponsorizime biznesesh dhe tradite kulturore.

Burimi: VOAL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture festival festivali shqiptar i usterit masaçusets shba festival festivali shqiptar i usterit masaçusets shba

Sondazh

Poll