Art&Argëtim

“Mirëdita, Dobar Dan!”, festivali Kosovë- Serbi i organizuar në Beograd, që synon rindërtimin e marrëdhënieve

3 Qershor 2019, 09:37 Nga DOSJA
“Mirëdita, Dobar Dan!”, festivali Kosovë- Serbi i

SERBI– Organizatorët kosovarë të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan!”, që si synim ka rindërtimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi i thanë BIRN-it se janë gati për të sfiduar çdo përçarje pas pranimit të kërcënimeve në rrjetet sociale. Ata kanë kërkuar nga policia që merret me sigurinë e tyre gjatë festivalit.

Festivali vjetor, i cili paraqet filmat shqiptarë të Kosovës, dhe shfaqjet teatrore në kryeqytetin serb në një përpjekje për të ndihmuar në rindërtimin e marrëdhënieve midis dy popujve, do të mbahet në mes të 29 majit dhe 1 qershorit, në disa vende në Beograd.

Festivali katër-ditor i arteve, emri i të cilit do të thotë “Dita e mirë në gjuhën serbe dhe shqipe”, është zhvilluar çdo vit që nga viti 2014. Këtë vit, kërcënimet filluan të mbërrinin në llogarinë Twitter të festivalit.

“Shko larg nga Serbia jonë. Ju nuk jeni të ftuar apo të mirëpritur “,- shkruante një ndjekës serb në Twitter. “Pse po i bëni thirrje njerëzve të marrin pjesë, kur gazi lotsjellës do të lirohet?” – gjithashtu shkruan një pjesë e madhe e ndjekësve serb.

Mesazhe të tjera akuzuan organizatorët si anti-serbë. Para fillimit të festivalit, krahu i të rinjve të Partisë Demokratike të Djathtë të Serbisë, DSS, organizoi një protestë jashtë një prej vendeve të festivalit, në Beograd të mërkurën.

Partia i bëri thirrje autoriteteve serbe të ndalojnë Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut për nxitjen e pavarësisë së Kosovës.

Ne besojmë se festivali është një provokim. Ne kemi ngritur një tabelë këtu për të ilustruar se si shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni po e keqtrajtojnë kulturën dhe gjithçka që është serbe “, – tha Zdravko Veselinov nga DSS.

Megjithatë, përkundër kërcënimeve, aktivistët dhe artistët nga Serbia dhe Kosova të cilët janë të përfshirë në “Miredita, Dobar Dan!” janë të vendosur për të vazhduar përpjekjet për t’i afruar të dyja shoqëritë.

Ndërsa pjesa e parë e festivalit do të mbahet në Beograd, pjesa e dytë do të mbahet në nëntor në Kosovë.

Vizitorët në ngjarjen e Beogradit do të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës, por programi përfshin gjithashtu debate që shqyrtojnë marrëdhëniet midis Serbisë dhe provincës së saj të mëparshme, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 , një veprim që Beogradi është zotuar të mos njohë kurrë.

Megjithatë, për shkak se është një shembull i rrallë i bashkëpunimit midis Serbisë dhe Kosovës, festivali është bërë një objektiv i lehtë për nacionalistët.

Në vitin 2017, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ishte shpallur si një nga folësit në festival, iu ndalua hyrja në Serbi. Në vend të kësaj, ajo iu drejtua audiencës nëpërmjet një videoje live.

Programi për këtë vit përfshin një ekspozitë me titull ‘Le të bëjmë dashuri’ nga Shkumbin Tafilaj, i cili adreson gjuhën e urrejtjes; nisjen e një libri të quajtur ‘Të jetosh me kujtimet e të zhdukurve’, për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe një libër tjetër rreth historisë së Kosovës në tekstet e historisë në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Gjatë festivalit do të shfaqen dy filma. ‘Nëntori i ftohtë’ ka të bëjë me një baba që është i detyruar të zgjedhë mes dy të këqijave, mes tensioneve në rritje dhe presionit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ndërsa dokumentari ‘Ferdonija’ tregon historinë e nënave që humbën familjet e tyre në luftën e Kosovës 1998-99.

Marrë dhe përshtatur nga: BalcaninSight

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture “mirëdita dobar dan!” festival kosove serbi “mirëdita dobar dan!” festival kosove serbi

Sondazh

Poll