Art&Argëtim

Sot në “Asllan Rusi”, 16 këngëtarë bëhen bashkë në një koncert për fëmijët jetimë

3 Qershor 2019, 12:19 Nga DOSJA

TIRANË- “Të rritesh jetim, është padyshim një nga dramat më të thella që mund të përjetojnë fëmijët, por e gjithë kjo dramë mund të jetë më pak e dhimbshme kur shoqëria e njerëzit që i rrethojnë përpiqen me gjithçka munden për të lehtësuar këtë mungesë të madhe shpirtërore të një fëmije. Kur dikush ofron një dorë ndihme, një shpresë, një buzëqeshje, një mundësi që jeta e këtyre fëmijëve të mos vijojë me gjurmë të pashlyeshme vuajtje në shpirtin e tyre”.

Pikërisht këtë premtojnë organizatorët e koncertit të bamirësisë që do të mbahet sot në orën 18.00 në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”.

Koncerti është organizim i Komunitetit Egos në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim.

Në një intervistë pak ditë më parë, Era Çela një nga organizatoret e këtij koncerti tha se historia e një fëmije do ndahej me gjithë spektatorët në një mënyrë krejt ndryshe.

“Historia ka të bëjë me vuajtjet e një fëmije që një grup këngëtarësh do e sjellin në një mënyrë krejt ndryshe. Ata do të vijnë nga Londra enkas për datën 3. Këto kohë kanë punuar fort për ta sjellë dramën e jetës së tij përmes tingujve.” –tha Çela.

Era Çela tregoi për Dosja.al se ky koncert do të ketë shumë surpriza dhe momente të këndshme, ndryshe një ditë e paharrueshme për fëmijët. 16 këngëtarë nga veriu në jug të Shqipërisë janë bërë bashkë sonte në këtë koncert, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për më shumë se 200 fëmijë jetimë dhe disa familje në nevojë. Me një qëllim të dhurojnë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve  jetimë dhe në nevojë.

Në këtë koncert do jenë të interpretojnë këngëtarët Eni Koçi, Genc Pervukaj, Blerina Matraku, Ervin Bushati, Lili Gjidodaj, Xhesika Polo, Aurel Thëllimi, grupi Kmc dhe Silvana Rusi. Pjesëmarrës do të jenë dhe artistë të tjerë, personazhe publikë, biznese dhe  media.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture koncert bamiresie paqja fillon me nje buzeqeshje koncert bamiresie paqja fillon me nje buzeqeshje

Sondazh

Poll