Aktualitet

19 Gusht 2021, 12:05 Nga DOSJA

TIRANË– Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet Covid në Tiranë kanë shprehur pakënaqësi për kushtet që ofrohen. Në një pronocim për Fax News një nga familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv u shpreh se po trajtohen në kushte shumë të këqija dhe se kanë bërë kërkesë që t’i largojnë nga aty.

“Trajtimi i duhur mjekësor nuk u ofrohet sepse pacientët në Spitalin Infektiv skanë as kushtet minimale, nuk ka kondicioner, tualeti mizerabël dhe shumë papastërti. I jemi drejtuar të gjithë atyre që janë kompetentë të vijnë të shohin se ca bëhet, me nënën time që e kam të shtruar kam 5 ditë pa folur ndërsa me vëllain kam arrit të kontaktoj. Ai më shprehet se është shumë keq dhe kërkon të dalë nga spitali. Ne të afërmit jemi ankuar për kushtet e këqija dhe mjekët na japin informacion për gjendjen e tyre. Nuk jam i kënaqur, dua t’i nxjerr nga spitali një orë e më parë. Sot do kontaktoj me to dhe pres përgjigjien”– u shpreh familjari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi situata ne spitalet covid covid ne shqiperi situata ne spitalet covid

Sondazh

Poll