Aktualitet

FOTO/ Kompozitori Shpëtim Saraçi shpëton nga mbytja në plazhin e Hamallajt, roja HERO e shpëtoi teksa përpëlitej mes dall

19 Gusht 2021, 11:22 Nga DOSJA

DURRES– Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt. Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës. Rasti është publikuar fillimisht nga skuadra e vrojtuesve të plazhit, por Dosja.al mësoi se personazhi misterioz është në fakt kompozitori shumë i dashur për publikun, Shpëtim Saraçi.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .

FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ismet keta shpetim saraçi ismet keta shpetim saraçi

Sondazh

Poll