Aktualitet

As në Tiranë e as në Durrës! Grupi i parë i afganëve do niset drejt Beratit, Kryetari i Bashkisë: Do qëndrojnë në hote

19 Gusht 2021, 11:19 Nga DOSJA
As në Tiranë e as në Durrës! Grupi i parë i

TIRANË– Afganët e parë që do të vijnë në Shqipëri, do të strehoen në Berat. Kështu konfirmoi Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo. Për ‘Euronews Albania’ ai tha se këto ditë po bëhen përgatitjet në hotelet e këtij qyteti për të garantuar kushte sa më komode për qytetarët afganë.

Kryeministri Rama konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë rreth 1000 emigrantë politikë afganë. Por, autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë. Vendet e tjera ku do të akomodohen afganët janë: Tirana, Durrësi dhe Lezha.

Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore. Ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.

Shqipëria është gati, 300 afganët e parë ende nuk po vijnë! Strehimi në konviktet e QS-së është gati, studentët u nxorën jashtë, çadrat ngrihen në Rinas

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll