Kultivuan kanabis në dy fshatra të Vlorës, arrestohet një 31-vjeçar, në pranga një tjetër
19 Gusht 2021, 12:00Nga DOSJA
VLORË– Një person është arrestuar në Vlorë ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndës narkotike. Bëhet fjalë për dy raste në fshatrat Mifol dh Rexhepaj në Selenicë. Nga kontrollet e bëra nga uniformat blu në banesën e Timo Nushit, 31 vjeç në Mifol, janë gjetur disa rrënjë kanabisi.Ndërkohë në shtëpinë e shtetasit me iniciale F.A., 56 vjeç në fshatin Rexhepaj, i shpallur në kërkim u gjet një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Mifol, Vlorë dhe në fshatin Rexhepaj, Selenicë.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia ka arrestuar Hasan Sinën, të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”. Në pranga kanë rënë dhe disa ...
DURRES– Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e uji...
Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imp...
TIRANË– Përveç Tiranës, Durrësit dhe Lezhës nisin përgatitjet edhe në Berat. Bashkia e Beratit ka nisur punën, ku bëhet e ditur se janë përgatitur a...
DIBËR-Një qytetar me iniciale E.R banues në Maqellarë është proceduar penalisht nga policia e Dibrës ditën e sotme pasi dyshohet se në fshatin Kovashicë, ...
KOLONJË– Kisha e Shën Mërisë në Vodicë është dhunuar. Kanë qënë disa persona që kanë hapur një gropë te pagëzimorja e Kishës. Sipas punonjësve të instituci...
TIRANË-Video e një të riu i cili drejton mjetin tip ‘Audi’ me shpejtësi skëterrë është bërë publike në rrjet. Shihet që ai bën manovra në rrugën e Thumanës...