Bota

Rezistencë kundër talebanëve, djali i legjendarit të vrarë afgan nis përgatitjet, ngre flamurin dhe bën gati ushtarët

18 Gusht 2021, 17:32 Nga DOSJA
Rezistencë kundër talebanëve, djali i legjendarit të

AFGANISTAN– Ahmad Massoud, djalit i liderit legjendar afgan Ahmad Shah Massoud që luftoi kundër talebanëve ka ka ngritur flamurin e “Aleancës Veriore” në Panjshir, një provincë e rezistencës kundër talebanëve në vitet 1990. Washington Post shkruan se Massoud është shprehur se ai ka gati shumë ushtarë për të luftuar kundër talebanëve.

“Në provincën afgane të Panjshir kemi ushtarë gati për të luftuar kundër talebanëve. Kemi shumë armë të magazinuara në vite duke e ditur që një ditë e tillë mund të vinte. Këtij grupimi i janë bashkuar edhe shumë njerëz që në 72 orët e fundit nuk janë dorëzuar. Mes tyre ka edhe pjesëtarë të ushtrisë afgane,”- ka thënë ai.

Massoud është bërë bashkë me zv.Presidentin e Parë afgan Amrullah Saleh. Saleh, një politikan dhe ish-shef i shërbimeve sekrete afgane, u ka mbijetuar disa atentateve të përgatitura nga talebanët.

LAJMI KRYESOR: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson. SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmad massoud ahmad shah massoud talebanet pushtojne afganistanin ahmad massoud ahmad shah massoud talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll