Aktualitet

EMRAT/ Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan dhe më pas qëllon veten me automatik, trupat gjenden pas disa ditë

18 Gusht 2021, 13:29 Nga DOSJA
EMRAT/ Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan dhe më

SHKODËR– Fadil Bandulla 79 vjeç ka ekzekutuar me automatik gruan e tij, pesë vite më të madhe se ai në moshë, të identifikuar si Sanije Bandulla dhe më pas ka vrarë edhe veten. Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër, pak ditë më parë, por është zbuluar vetëm sot.

Gjithçka u mor vesh pasi efektivët e policisë zbarkuan në banesën e çiftit pas sinjaleve të dhëna nga fqinjët e familjes Bnadulla. Uniformat blu zbuluan të dy trupat e pajetë që kishin nisur të kundërmonin, duke konstatuar kështu edhe krimin e dyfishtë. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se ka qenë 79-vjeçari ai që e ka vrarë të shoqen dhe më pas ka vrarë veten, duke përdorur një armë të llojit automatik. Gjithsesi, arsyet e këtij krimi të dyfishtë mbeten ende mister, por mësohet se Fadil dhe Sanije Bandulla, kishin konflikte të vazhdueshme. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani.

Personi që ishte shqetësuar fillimisht për ta kishte qenë vajza. Ajo ka marrë në telefon një nga fqinjët dhe i ka kërkuar të kontrollojë banesën pasi e ëma nuk i përgjigjej në telefon. Më pas, fqinjët kanë lajmëruar policinë, e cila gjeti trupat e pajetë në shtëpi.

Dosja.al ka mësuar se e moshuara kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit, Fadil Bandulla, i cili i mori edhe jetën. Herën e fundit ka qenë fundjava e kaluar, kur 83-vjeçarja ka shkuar e gjakosur në spitalin e Shkodrës.  Aty ajo ka rrëfyer edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e ndaluan dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne shkoder krim ne familje ne shkoder burri vret gruan dhe veten ne shkoder krim ne familje ne shkoder

Sondazh

Poll