Aktualitet

‘Bëni kujdes me afganët!’/ Paralajmërimi i tij u keqinterpretua, Demiraj: Nëse për të treguar kujdes do të du

18 Gusht 2021, 13:18 Nga DOSJA
‘Bëni kujdes me afganët!’/ Paralajmërimi i tij u

TIRANË– Ish-drejtuesi i misionit ushtarak në Afganistan, Dritan Demiraj tha ditën e djeshme në një intervistë për ‘Syri tv’ se vendosja e emigrantëve afganë në vende ku janë planifikuar, si hotele dhe konvikteve, përbën një rrezik të madh për qytetarët shqiptarë. Ditën e sotme ai ka dhënë një sqarim për opinionin publik në lidhje me keqinterpretimin që është bërë në media pas deklaratës së tij.  Ai shkruan se ishte bërë një deformim i kontekstit të intervistës. Ai shkruan se nëse për të treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë të quajnë racist atëherë le të jetë ai “racist”.

SHKRIMI:

Sqarim për opinionin publik!Gjatë një interviste për Syri.tv ditën e djeshme, pyetjes së gazetarit në lidhje me çështjen e refugjatëve Afganë në Shqipëri, krahas të tjerash, si ushtarak dhe si ish Komandant i një sërë misionesh në Afanistan, ku kam parë dhe prekur nga afër realitetin Afgan, nuk do ishte etike që të mos ndaja me opinionin publik disa shqetësime mbi aspektet e sigurisë të cilat duhet të mbahen në konsideratë duke patur parasysh kulturën, traditat, arsimimin e refugjatëve Afganë përkundrejt shoqërisë tonë.
Për fat të keq, si jo pak herë në Shqipëri, ajo çfarë pashë sot në disa portale ishtë deformimi total i kontestit të intervistës duke bërë shkëputje dhe montazh të fjalëve të vëçanta të intervistës dhe duke krijuar lajme apo tituj bombastikë për të patur një klikim më shumë. Madje disa portale shpreheshin që deklarata ime në lidhje me kulturën konservatore të popullit Afgan, ishtë deri në kufijt e racizmit… Mendoj që sot nuk është as vendi dhe as momenti për të patur “tutuj bombë” për klikime, apo qëllime të tjera në ‘backstage”. Si rrjedhojë, ndjej detyrim sqarimin e opinionit publik dhe atyre portaleve, media dhe gazetarë profesionistë të vendit tonë si më poshtë:
1. Nëse të deklarosh “që duhet të kemi kujdes pasi me vendosjen e refugjatëve Afganë në Qytet Studenti është rrezik i madh” pasi në atë vendqëndrim, agjencitë tona të shërbimeve inteligjente dhe ligjzbatuese do ta kenë shumë të vështirë të monitorojnë dhe mbajnë nën mbikqyrje me kapacitet të plotë situatën – quhet “racizëm” , atëherë “racizëm” le të jetë…

2. Nëse të deklarosh që “duhet të kemi kujdes pasi në Qytet Studenti kemi fëmijët e studentët tanë dhe kultura Afgane është totalisht konservatore dhe totalisht kontraditore me kulturën tonë si në sjellje, veshje, qëndrime, komunikime etj”, dhe duhet të kemi kujdës në trajtimin e kësaj çështje – quhet “racizëm” , atëherë “racizëm” le të jetë…

3. Nëse të japësh shembuj konkret se shqetësimet që unë ngrita gjatë intervistës së djeshme i ilustrova me ngjarje që kanë ndodhur në vende të tjera të Europës si Gjermania dhe Franca duke thënë kështu që “duhet të kemi kujdes pasi sulme terroriste dhe përdhunime kanë ndodhur dhe në vendet më të zhvilluara të Europës” – quhet “racizëm”, atëherë “racizëm” le të jetë…

Le të jem unë “racist-i” i cili i bëj thirrje të gjithë palëve të vendit tim si qeveri, institucione të sigurisë, opinion publik, shoqëri civile etj.. “që është detyre jona që të kushtojmë kujdes të veçantë shqetësimeve që historia ka treguar që kanë ndodhur dhe në vendet më të zhvilluara”. Është detyrë dhe nder për Shqipërinë që të japë kontributin e saj dhe të strehojë çdo refugjat që i kërcënohet jeta, pa dallim feje, ngjyre, krahine apo ideje….por gjithashtu është detyra jonë që të jemi vigjilent!

Dhe nëse për të qenë dhe treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë, familjet tona si dhe ato bij dhe bija nënash që ne strehojmë do të duhet një “kokë turku” qe ta quajmë “racist”, atëherë, le të jem unë ai “racist”! Faleminderit

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan demiraj dritan demiraj

Sondazh

Poll