Aktualitet

U plagos dje në protestë me vrimë në këmbë, flet Ened Bostani: Isha duke filmuar, s’pashë kush më qëlloi. Spitali fsh

3 Qershor 2019, 09:11 Nga DOSJA
U plagos dje në protestë me vrimë në këmbë, flet

Tiranë- Një nga protestuesit e lënduar gjatë protestës së djeshme të opozitës, Ened Bostani ka folur për mediet.

Ai është shprehur se ka marrë disa pjesë metalike në këmbë që pasi ia kanë hequr në spital janë fshehur.

29-vjeçari nga Fieri ka sqaruar se në protestë ishte duke filmuar dhe se në momentin që është plagosur ka qenë me kurriz nga policia.

Ai ka treguar gjithë intererarin sipas tij për ngjarjen, duke shpjeguar se nuk ka bërë asgjë në kundërshtim të ligjit.

“Isha duke filmuar me telefon  dhe isha te hyrja e parlamentit  dhe dola në fillim të protestuesve dhe para kisha kisha policinë. Teksa isha duke filmuar po kthehesha bashkë me telefonin, duke filmuar protestuesit, isha me kurriz po policia dje aty rashë në tokë, nuk ndjeva më gjë. Vajta në spital më dhanë ndihmën mjekësore, ndihmën e parë dhe më thanë që kam marrë pjesë metalike, pjesët metalike që m’i fshehën në spital, policët civilë. Nuk e di sesi mund të quhen ato, piroteknike nuk ishin, ishin pjesë metalike. Unë u nisa që nga Fieri. Kur erdha në spital isha i vetëdijshëm. Unë do të marr prapë pjesë në protestë. S’ka kthim mbrapa. Arsyeja që mora pjesë në protestë, unë kam qenë emigrant dhe jam kthyer, tani unë jam emigrant në vendin tim, kam qenë pjesëmarrës në çdo protestë. Nëse do të jem në gjendje edhe në protestën e 8 qershorit do të shkoj.Tani do të shkoj të mjekohem dhe do të bëj këto çfarë quhen serume  “, u shpreh ai.

Gjatë protestës së djeshme Bostani u dërgua me urgjencë në spital pasi u plagos në këmbë. Në lidhje me këtë ngjarje policia tha ai u lëndua me lëndë shpërthyese të hedhur nga protestuesit. Ndërsa opozita deklaroi se ai është qëlluar nga policia.

Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flet ened bostani plagoset protestuesi protesta e opozites 2 qershor flet ened bostani plagoset protestuesi protesta e opozites 2 qershor

Sondazh

Poll