Aktualitet

Tërmetet në Korçë/ Sherr dhe grushta mes banorëve dhe punonjësve: S’kemi ushqime. Prefekti ndalon mediet të filmojnë (

3 Qershor 2019, 08:17 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë/ Sherr dhe grushta mes banorëve dhe

Korçë- Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. Banorët kërkojnë të largohen nga çadrat por nuk lejohen nga punonjësit. Ata janë shprehur se kushtet ku janë strehuar janë jashtë standardeve dhe sipas tyre shteti tallet me ta.

Sipas tyre ata nuk kanë as ushqime, as ujë as shtretër dhe kanë ftohtë. Por sipas banorëve, është e papranueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.

I pranishëm në këtë sherr ka qenë edhe prefektit i Korçës, Dhori Spirollarit, ku ka pasur debate. Ky i fundit ka kërkuar që mediet të mos filmojnë ngjarjen, pavarësisht se banorët që janë strehuar në çadra kanë kërkuar që gazetarët të transmetojnë kushtet e vështira ku ata janë strehuar.

DEBATI:

Banorët: Ikni që këtu, ju po talleni me ne. Ik more, mos e zgjat më. Merrni çadrat dhe ikni të tërë po talleni këtu me ne

Punonjësit: Ore çfarë bëri kështu? Ore do fillojmë me punën

Banorët: Ore djali po ik tani. Djali i kujt je ti? Ne nuk kemi as ushqim, as shtretër, as ujë. Flemë më shumë se 25 veta në çadër.

Tërmetet në Korçë kanë nisur që mesnatën e të premtes. Banorët kanë lenë shtëpitë e tyre dhe kërkojnë ndihmën e shtetit, që deri më tani ka pasur një reagim të vakët për këtë çështje.

Banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë po kalojnë netët në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që numri i tyre është mbi 200.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët grushta me punonjësit prefekti ndalon mediet të filmojnë tërmetet në korçë banorët grushta me punonjësit prefekti ndalon mediet të filmojnë tërmetet në korçë

Sondazh

Poll