Aktualitet

Korçë/Digjet gjatë natës furgoni i mallrave, pronari: Hera e dytë, para 2 muajve ma vodhën makinën

3 Qershor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Korçë/Digjet gjatë natës furgoni i mallrave, pronari: Hera

KORCË- Një furgon mallrash është shkrumbuar gjatë natës në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ndërkohë që dyshimet e para janë se ngjarja është e qëllimshme.

Pronari i mjetit, Leontiv Prethi, mësohet se ka thënë në polici se kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë, pasi edhe më 8 nëntor 2018, i është vjedhur mjeti me të cilin mban familjen.

“Eshtë e dyta herë që po ndodh. Para dy muajsh u vodh makina, dhe ende zbardhja nuk është bërë. Kjo është  e qëlimshme”,- ka thënë ai. 

Familja e tij, gjithashtu ka mohuar të ketë konflikte, dhe bën apel për gjetjen e autorit, ose do të bëhet vetëgjyqësi.

“Unë grua jam por vete e vras dhe i them burgut hapu. Nuk ishte aksidentale. Kështu thanë ekspertët”-tha ajo.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet furgoni ne korce digjet furgoni ne korce

Sondazh

Poll