Aktualitet

Kriza politike, Kisha Ortodokse Autoqefale: Lutemi që perëndia të inkurajojë liderët të ndërgjegjësohen

3 Qershor 2019, 09:21 Nga DOSJA
Kriza politike, Kisha Ortodokse Autoqefale: Lutemi që perëndia të

TIRANE- Në kohën kur opozita është në rrugë në një valë protestash, dhe rruga e dialogut duket e largët, një reagim ka ardhur sërish nga kisha Ortodokse Autoqefale. Në një njoftim të lëshuar për mediat, Kisha bën apel për reflektim nga politika.

Deklarata e plotë:

Duke e ndjekur me kujdes situatën konfliktuale politike që është krijuar në vendin tonë kemi shpresuar se palët, nëpërmjet një përpjekjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, do të gjenin një zgjidhje, të pranueshme për të gjithë.

Por, me keqardhje po shikojmë se rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit sapo vjen dhe po ngushtohet, duke rrezikuar kështu ashpërsimin e konfliktit, i cili mund të sjellë pasoja shumë të rënda për të tashmen dhe të ardhmen të Shqipërisë .

Prandaj, me shqetësim të madh dhe përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.

Opozita shqiptare ka dalë nga parlamenti prej gati 4 muajsh. Ajo kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kisha autoqefale kriza politike kisha autoqefale kriza politike

Sondazh

Poll